Reforma zgjedhore, Celibashi u kujton partive politike: Duhet të filloni nga puna, ja dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve









Dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve vendore janë 16 prilli i 2023 ose 14 maji i po këtij viti që është edhe data e fundit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një mesazh partive politike që të fillojnë nga puna për reformën zgjedhore.

celibashi

Celibashi thekson se KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Mesazhi i Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi per partite politike:

Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit.

Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjërrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.