Reforma Zgjedhore/ “Të thuash se opozita nuk ka përfaqësim, marrëzi”, Açka: Zhurma dhe mospërfshirja mund të na bëjnë humbës

reforma zgjedhore te thuash se opozita nuk ka perfaqesim marrezi acka zhurma dhe mosperfshirja mund te na bejne humbes
reforma zgjedhore te thuash se opozita nuk ka perfaqesim marrezi acka zhurma dhe mosperfshirja mund te na bejne humbes

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth Reformës Zgjedhore, duke thënë se rreth kësaj çështjeje po bëhet “shumë zhurmë” duke nxjerrë nga thelbi debatin për të.

Sipas saj zhurma e opozitës e mospërfshirja me seriozitet në këtë kauzë mund ta bëjë opozitën humbëse, gjë që kërkon kryeministri Rama.

Ajo theksoi se nuk mund të ketë zgjidhje pa e bërë reformën dhe se së shpejti duhet të mblidhet edhe komisioni dhe secili të sjellë propozimet e tij.

Açka shkroi më tej se të thuash se opozita nuk është e përfaqësuar dhe se Alibeaj ka nerv opozitar më pak se kushdo tjetër është “marrëzi”.

Reagimi i plotë:

Carta canta… për reformën zgjedhore
Po bëhet shumë zhurmë mbi reformën zgjedhore, duke e nxjerrë nga thelbi debatin për të: ndryshimin e sistemit që prodhon pushtet të padrejtë. Zhurma si opozitarë e mospërfshirja me seriozitet në kë kauzë, mund të na bëjë humbës, dhe kjo është bash ajo çfarë do Edi Rama. Deri tani jemi ankuar se nuk mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore. Tani që mblidhet, dhe kërkon asistencë ndërkombëtare, shpallet herezi. Nuk kemi zgjidhje pa é bërë reformēn.
Së shpejti duhet të mblidhet edhe komisioni dhe secili të sjellë propozimet e tij. Por para se ta bëjë këtë, komisioni duhet të zëvendësojë anëtarin e larguar, zonjën Grida Duma. Për fat të mirë, siç duket edhe nga lista e anëtarëve, të gjitha fragmentet e Opozitës përfaqësohen.
A duhet të ishte mbledhur më parë? A duhet të ishim tani të qartë për propozimet? Po sigurisht. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet mbledhur. Ata që këlthasin më shumë, janë ata që as nuk u zverdhën dhe as nuk u skuqën nga dêshtimi i turpshëm i Reformës Territoriale. Morën honoraret nga taksat é shqiptarëve, dhe harruan.
Por të thuash se Opozita nuk është e përfaqësuar, i fyen kolegët e kësaj liste! Të pretendosh se z Enkelejd Alibeaj ka nerv opozitar më pak se kushdo tjetër nga ne të Opozitës në çfarëdo fragmenti opozitar të jemi, është një marrëzi. T’i thuash “e shitur” një pjese të Opozitës, sepse nuk tret dot qëndresën e saj, është diabolike.
Kemi vetëm një rrugë: të ulen palët dhe të gjitha propozimet të jenë në tryezë, publike dhe në të mirë të shqiptarëve, jo me fjalë, por me letra. Carta canta.
Po botoj në respekt të një opozitari të urtë e të mençur, propozimet e z. Dashamir Shehi, Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Janë të afërta me propozimet e Partise Demokratike.
Dashamir Shehi:
[Reforma zgjedhore, duhet të shërbejë për të ndryshuar sistemin dhe jo për të bërë “animet” e zakonshme për të mbuluar gabimet!
Propozimet e mia kanë qënë të qarta:
1. Vendosja e sistemit Proporcional Kombëtar dhe heqja e rajoneve.
2. Hapja e plotë e listave që në parlament të shkojnë kandidatët që marrin më shumë vota.
3. Numërim elektronik ose numërues nga profesione të lira dhe qytetarë të pavarur, jo të caktuar nga partitë politike.
Kështu arrijmë të prodhojmë optimizëm, duke afruar njerëz të rinj që kanë dëshirë të merren me politikë dhe ti shërbejnë Shqipërisë.]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts