Refugjatët nga Ukraina në udhëkryq

[embedded content][embedded content]

15:11 14/03/2022

Ata thonë se evakuimi i tyre ka qenë kaotik, disa nuk dinë ku të shkojnë

Nga qyteti ukrainas Mariupol, atje ku edhe situata humnaitare paraqitet më e vështirë janë evakuuar   mijëra refugjatë për në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore. Mes kaosit ata përpiqen të largohen. Disa prej tyre evakuohen me makinat e tyre, ndërsa të tjerë hipën në autobusë.

Një qytetar i evakuuar rrëfen vështirësitë e mëdha me të cilat po përballen njerzit që nuk kanë mundur të largohen. “Ka shumë njerëz që po vdesin. Njerëzit po ngrijnë nga i ftohti dhe janë të uritur”.

Irina, një tjetër e evakuuar thotë se dëshiron të mbërrijë në Rusi tek miqtë e saj. “Ne do të shkojmë tek  miqtë tanë në Rusi. Ku tjetër mund të shkojmë?”

Ajo tregon se i është dashur të paketojë shpejt dhe të vrapojë. Largimi i saj është shoqëruar me të shtëna dhe bombardime nga ushtria ruse. Qeveria ukrainase ka hapur korridore humanitare në mënyrë që këta civilë  të evakuohen nga zonat e nxehta të konfliktit,  por disa herë ato nuk kanë rezultuar të suksesshme.

Deri më tani, Bashkimi Europian ka pranuar dy milionë refugjatë që ikin nga sulmi rus mbi Ukrainë dhe miliona të tjerë që do të pasojnë në ditët në vijim.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.