Refuzoi të mbante maskë, burri në Nju Jork nxirret me forcë nga godina (VIDEO)

Një burrë në Nju Jork, shihet në video duke u larguar me forcë nga një mbledhje shkolle, pasi refuzoi të mbante veshur maskën mbrojtëse.

Dave Calus ishte ulur në një karrige në sallë teksa ndiqte një prezantim të bordit të arsimit në Webster, kur një roje sigurie iu afrua dhe i kërkoi të mbulonte fytyrën me maskë.
Callus pohoi se i tha rojës “Faleminderit”, por nuk pranoi të mbulohej. Roja këmbënguli, duke thënë

“Jo, ju duhet të vendosni maskën tuaj tani”.

Pasi Calus refuzoi ta bënte një gjë të tillë, roja i sigurisë e tërhoqi zvarrë karrigen sëbashku me njujorkezin drejt fundit të dhomës së takimit.

Megjithatë, Calus u kthye për t’u përballur me rojën e sigurisë, por më pas nxirret jashtë mbledhjes nga një derë e pasme, tregon video e publikuar në rrjetet sociale.

Incidenti ndodhi një ditë përpara se guvernatori i New Yorkut, Kathy Hochul, të shpallte përfundimin e mandatit të vendosjes së maskave në ambiente të brendshme, duke përmendur një rënie prej 93 për qind të rasteve me COVID-19 pas rritjes mbarëkombëtare nga varianti Omicron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.