“Refuzova të bashkëqeverisja me Ramën, mu propozua nga…”, Berisha tregon ‘prapaskenat’: U shpalla non-grata dhe sot kam një dhëndër të burgosur politik!

refuzova te bashkeqeverisja me ramen mu propozua nga berisha tregon prapaskenat u shpalla non grata dhe sot kam nje dhender te burgosur politik
refuzova te bashkeqeverisja me ramen mu propozua nga berisha tregon prapaskenat u shpalla non grata dhe sot kam nje dhender te burgosur politik

Ish-kryeministri Sali Berisha nga mbledhje e Kuvendit Kombëtar, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar demokracinë, pluralizmin dhe se ka rikthyer burgosjet politike të opozitës.

Më tej Berisha tha se vitet 2013-2023, ka qenë dekada e hakmarrjes së kreut të qeverisë.

“Së bashku ia thyem ëndrrën me bashkëqeverisjes me pseudo pozitë. A kishim kosto ne për këtë? Po!, nga dita që unë refuzova bashkëqeverisjen me Ramën. Kjo mu propozuar nga kryekëshilltarët e Bashës unë u ktheva në një non-grata. Sot kam një dhëndër të burgosur politik. Ca i mbeti Ramës? tregoi së sytë e të gjithë botës se kush është ai”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se; “Sot, kombi ynë është një komb shpresëhumbur, një komb që vajton të rinjtë që nuk gjejnë të ardhmen në këtë vend, një komb që rënkon sepse trupi i tij është kapluar nga metastazat e krimit, një komb që dergjet pasi është kombi më i plaçkitur ndër të gjitha kombet në Europë.

Pronat private nuk grabiten më nga komunistët, por nga të ashtuquajturit investitorët strategjikë.
Shqiptarët vijojnë të persekutohen jo më nga policia sekrete hoxhiste, por nga bandat e qeverisë dhe patronazhistët, nga organizatat kriminale në institucionet e narkoshtetit.

Nuk kemi më gjykata popullore, por kemi SKAP-in dhe gjykatat e partisë, grupet e strukturuara kriminale, brenda të cilave përdoren për t’i dhënë grushte armiqve në opozitë. Interesin kombëtar ia kemi shitur Serbisë dhe Tiranën e kemi shndërruar në një Beograd të dytë. Popullsia është ulur me 35 përqind në 10 vite. Me braktisjen masive dhe me dominimin e vdekjeve mbi lindjet, për herë të parë kombi ynë është një komb në vdekje, një gjë që as në komunizëm nuk ndodhi. Të gjitha këto dhe shumë të tjera, ashtu si në diktaturën staliniste, sërish ndodhin nën shëmbëllturën e një demoni që ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe që kërkon të mbajë pushtetin me forcë mandat pas mandati dhe ky demon është Edi Rama.

Sot, ne jemi përsëri në kushtet e një diktature të re, por jo ideologjike me burgje e kampe, por jemi në mobokraci, në narkodiktaturë, në të cilën njëlloj si në diktaturën ideologjike, pushtetet ndodhen në dorën e një njeriu. Ky njeri e ushtron pushtetin jo me ligje, jo me Kushtetutë, por me banda, me krime, me mafien e drogës. Ai kalon nga mandati në mandat sepse paratë e drogës, fuqia e krimit, shndërrohen në vota, kurse vota shndërrohet në krime, në grabitje të pasurive dhe fondeve publike, në vrasje, burgosje të kundërshtarëve, korrupsion transnacional për të shkatërruar opozitën.
Shndërrohen në frikë dhe tmerr dhe këto të fundit, njëlloj si në diktaturën ideologjike, shndërrohen në votë.
Në këtë dekadë, demokracia u shkatërrua, zgjedhjet e fundit ku shqiptarët kanë votuar të lirë, kanë qenë zgjedhjet e vitit 2013.

Në këtë zgjedhje u shkatërrua pluralizmi, logoja e partisë më të madhe opozitare, partisë që përmbysi diktaturën komuniste, është konfiskuar. Të drejtat kushtetuese të opozitës mohohen dhe një plagë e vjetër u rihap sërish, u rikthyen burgosjet politike të opozitës. Në këtë dekadë, parlamenti u shndërrua në një karikaturë, një parlament ku opozita në një grusht shteti brenda shtetit, humbet të drejtat e saj kushtetuese, ku në seancat e tij, garda bëhet badigardë e qeveritarëve dhe buxheti i shqiptarëve kalon në 4 minuta. Në këtë dekadë, u rikthye monizmi. Sot, ai qeveris ka më shumë pushtet edhe se diktatori i fundit komunist shqiptar, Ramiz Alia.”.a.

(BalkanwWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts