Refuzuan të kërkonin azil në Britani, 11 emigrantët shqiptarë që mbërritën me gomone kthehen drejt Tiranës me çarter

refuzuan te kerkonin azil ne britani 11 emigrantet shqiptare qe mberriten me gomone kthehen drejt tiranes me carter
refuzuan te kerkonin azil ne britani 11 emigrantet shqiptare qe mberriten me gomone kthehen drejt tiranes me carter

Një grup emigrantësh shqiptarë që u nisën drejt Brtanisë së Madhe me gomone janë larguar menjëherë nga vendi vetëm disa ditë pasi kaluan Kanalin.

Home Office konfirmoi se 11 shqiptarët u dërguan në shtëpi me një avion çarter javën e kaluar si pjesë e një skeme pilot për trajtimin e emigrantëve ilegalë.

Kur emigrantët mbërritën nga Franca veriore në fillim të këtij muaji, ata u dërguan në një ish-bazë ajrore në Manston, Kent, e cila po përdoret për të trajtuar çështjet e emigrantëve që kalojnë Kanalin.

Ata refuzuan të kërkonin azil dhe, si rezultat, u tha nga oficerët e imigracionit se ata duhet të largoheshin nga vendi menjëherë.

Të 11-të u dërguan në aeroportin Stansted, ku hipën në një fluturim çarter për në Tiranë, thanë burimet për Daily Mail.

Ky zhvilim që mund të shënojë një përparim të madh në trajtimin e krizës së emigrantëve erdhi shtatë javë pasi ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel siguroi një marrëveshje me Shqipërinë për një skemë të ‘largimit të shpejtë’.

Edhe pse ky projekt ende nuk është ratifikuar përfundimisht, besohet se ripërtëritja e bashkëpunimit me qeverinë e Tiranës luajti një rol në largimin e 11 shqiptarëve.

Numri i shqiptarëve që mbërritën përtej Kanalit u rrit në fillim të verës. Tani ata përbëjnë 60% të të ardhurve nga Franca veriore, ndërsa në total, rreth 37,000 emigrantë me varka të vogla kanë arritur në tokën britanike që nga fillimi i vitit ku të paktën 10,000 prej tyre besohet të jenë shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts