Refuzuan vaksinat kineze nga Shqipëria, reagon Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Ja pse morëm këtë vendim!

Para disa ditësh, kryeministri Edi Rama, bëri me dije, se pas mundësimit të vaksinimit të mjekëve nga Kosova, shteti shqiptar do të ndihmojë edhe në vaksinimin e mësuesve kosovarë.

Por dje (Datë 5. 04. 2021), Qeveria e Kosovës e ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shqipëria për vaksinimin e mësuesve.

Ky vendim, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, është marrë pasi vaksina kineze Sinovac, ende nuk është licencuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Për mësuesit tanë na janë ofruar vaksina Sinovac të Kinës. Natyrisht për shkak se e ajo nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë dhe kjo bie ndesh me ligjet tona”, ka thënë Sami Uka, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *