Regjimi i Assad-it vazhdon sulmet ndaj civilëve, dhjetëra të vdekur në javën e fundit

Në sulmet që regjimi i Bashar Al-Assadit dhe mbështetësit e tij kanë kryer në javën e fundit në Idlib kanë humbur jetën 20 civilë, janë plagosur 36 të tjerë dhe 1.867 civilë janë zhvendosur.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet ushtarake të opozitarëve, forcat e përbëra nga regjimi i Assad-it dhe grupet terroriste me mbështetje iraniane kanë intensifikuar sulmet e tyre në fshatrat Bara, Fattira, Kensafrae, Belyun, İblin, İhsim, Belshun, Beynin, Mıntif, Serce, Ruveyha, Marazaf, Keferavid dhe Sfuhin në jug të Idlibit dhe në fshatrat Ankavi, Kahira dhe Ziyara në periferinë perëndimore të qytetit Hama.

Forcat e regjimit sulmet në fjalë i kryejnë me armë që bëjnë goditje tokë-tokë.

Po ashtu edhe observatori i opozitarëve ka ndarë informacionin se avionët luftarakë të Rusisë në javën e fundit kanë kryer gjithsej 17 sulme në fshatrat Keferavid, Muazra, Sfuhin, Mıntif, Ruveyha, Serce në jug të Idlibit.

Përgjegjësi për mediat në drejtorinë e Mbrojtjes Civile të Sirisë (Beretat e Bardha), Firas Halife, në një deklaratë për AA, tha se në sulmet e kryera nga regjimi i Assad-it në javën e fundit kanë humbur jetën 20 civilë dhe 36 të tjerë janë plagosur.

“Nga personat që kanë humbur jetën në sulmet në fjalë, 5 prej tyre janë fëmijë, ndërsa 6 gra”, shtoi Halife.

Edhe Mohamed Al-Hallaj, Koordinatori i Ndërhyrjes në Siri e cila kryen punime lidhur me të dhënat e migrimit në Idlib, ka theksuar se ditët e fundit regjimi i Assad-it dhe Rusia kanë vendosur në objektiv vendbanimet civile në Idlib.

Sipas Al-Hallaj, 1.867 persona janë zhvendosur në sulmet e kryera në javën e fundit nga regjimi dhe mbështetësit e tij.

Situata në Idlib

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën “4 zona të deeskalimit”, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij (Latakia, Hama dhe Halep), pjesën veriore të qytetit Homs, Gutën Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë, duke shkelur armëpushimin, morën nën kontroll 3 zonat e tjera të mbetura nga 4 rajonet dhe u drejtuan drejt Idlibit. Turqia dhe Rusia më 17 shtator 2018 në Soçi arritën një marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin.

Forcat e regjimit dhe Rusisë në maj 2019 filluan operacionet për të marrë nën kontroll të gjithë rajonin dhe morën nën kontroll shumë zona në rajonin e deskalimit Idlib.

Së fundmi Turqia dhe Rusia siguruan një marrëveshje të re më 5 mars 2020 në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Armëpushimi respektohet në masë të madhe, pavarësisht shkeljeve të kohëpaskohshme nga ana e forcave të regjimit. Në periudhën 2017-2020, rreth 2 milionë civilë u detyruan të migrojnë në afërsi të kufirit me Turqinë për shkak të sulmeve të Rusisë dhe forcave të regjimit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *