“Regjimi përdor mashtrimin dhe vjedhjen”- Berisha: Bandat në funksion të qeverisë, vota është formalizuar si në kohën e diktaturës


















Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se qeveria po arrin çdo gjë përmes mashtrimit dhe vjedhjes.

Ai tha se qeveria ka vendosur bandat në funksion duke formalizuar votën. Berisha e krahasoi procesin e votimit ne atë në kohën e diktaturës.

“Alfa për çdo mësues dhe qytetar në këtë vend në mënyrë që të mund të transformojë dhe ndryshojë këtë realitet është realizimi i fatit tragjik se ne qeverisemi sot nga një grup më së paku hajnash. Të cilët përdorin ndaj mjekëve shqiptarë, fëmijëve, studentëve, shkollarëve, mashtrimin dhe vjedhjen.

Gjithçka që bën kjo qeveri është mashtrim dhe propagandë dhe vjedhja me firmë. Nuk pyet askënd për ato që bën sepse askush nuk mund të pranojë procedura të paligjshme. Askush nuk mund të pranojë mashtrime ku përdoren mediat për të mashtruar qytetarët. Si një armë. Shqipëria sot nuk ka kampe përqendrimi, por propaganda nuk është më e paktë se ajo që bëhej në diktatorë. Një qeveri që përdor mashtrimin dhe vjedhjen ka arritur të vendosë monizmin e plotë.

Këtu dalim te roli i mësuesit. Sot çdo mësues ndihmon nxënësit e vet, të ardhmen e tyre dhe të veten duke u përpjekur. Duke lënë krahas lëndës, materies që jep të merret me të gjithë potencialin e vet në mënyrë që në këtë vend të triumfojë vota e lirë. Gjithçka që ne mund të numërojmë deri nesër në mëngjes origjinën e ka te dhunimi i votës së lirë. Sepse ajo e bën të pashpresë.  Kësaj qeverie që ka vendosur bandat, votën pothuajse e ka formalizuar. Ne edhe në diktaturë votonim çdo katër vjet. Tani nuk ka rëndësi për kë voton sepse zgjidh ai me paratë e drogës. A është sot një mision suprem angazhimi i mësuesve për rikthimin e këtyre vlerave?

Ne i realizojmë gjërat. Ne i shohim pasojat dhe shkaqet. Janë një pjesë e madhe shqiptarësh që janë indiferentë. Duhet të bëjmë gjithçka që të çlirohemi nga ky regjim që përdor mashtrimin dhe vjedhjen”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.