Regjisori amerikan i filmit: FETO u përpoq të rrëzojë qeverinë turke me paratë e bëra në SHBA

Regjisori amerikan i filmit, Mark Hall, ka deklaruar se organizata terroriste FETO u përpoq të rrëzojë qeverinë e Turqisë të zgjedhur në mënyrë demokratike me paratë e bëra brenda SHBA-së.

Në një prononcim në prag të përvjetorit të pestë të tentativës për grusht shtet të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, Hall, regjisor i dokumentarit “Killing Ed” i cili hetoi keqbërjet financiare të shkollave të lidhura me FETO-n në SHBA, e quajti FETO-n organizatë “misterioze dhe të errët”.

“Është shumë e zgjeruar dhe ka shumë para”, tha Hall, duke shtuar se grupi që qëndron pas tentativës vdekjeprurëse të grusht shtetit po fitonte para nga 173 shkolla në SHBA.

“Këto janë shkolla që janë falas për prindërit dhe paguhen nga taksapaguesit amerikanë”, shtoi ai.

Hall tha se shumica e parave shkojnë për qëllime politike të FETO-s, si në SHBA ashtu edhe në Turqi.

“Dhe ne pamë infiltrimin e lëvizjes Gulen në strukturën politike këtu në SHBA me udhëtime në Turqi për figura politike të nivelit shumë të lartë”, tha ai.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, ku humbën jetën 251 persona dhe u plagosën 2.734 të tjerë.

FETO po ashtu qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

Gulen ka jetuar në mërgim në Pensilvani të SHBA-së që nga viti 1999.

Gjatë natës së tentativës për grusht shtet, avionë luftarakë fluturuan në nivel të ulët mbi Ankara dhe Stamboll, ndërsa zhurma shpërthyese e avionëve shkaktoi panik dhe zemërim tek njerëzit, me disa të tjerë që u përplasën nga tanket dhe u qëlluan nga helikopterët.

Përpjekja për grusht shtet u rrëzua nga mijëra njerëz që dolën në rrugë pas thirrjes së presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, përmes aplikacionit ‘Facetime’ për të parandaluar përparimin e trupave.

“Nëse kjo do të ndodhte këtu në SHBA, do të ishte tronditëse, do të ishte më keq se çdo ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, 11 shtatori ose atentatet e presidentëve. Do të ishte një ngjarje kaq e pazakontë që amerikanët mund të mos ishin në gjendje ta kuptonin atë. Do të ishte mjaft e pazakontë dhe shumë tronditëse për ne këtu”, tha Hall.

Që nga tentativa e mposhtur e grusht shtetit, Turqia ka kërkuar ekstradimin e Gulen-it nga SHBA-ja dhe është ankuar se Washingtoni nuk po vepron mjaft shpejt.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *