Regjistrimi i popullsisë, Agjencia e Statistikave: Kosova pritet të ketë rreth 1.6 milion banorë

regjistrimi i popullsise agjencia e statistikave kosova pritet te kete rreth 1 6 milion banore































Rreth 1.6 milion banorë të Kosovës besohet se kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Kosove

Në procesin e mëparshëm të regjistrimit të popullsisë, të mbajtur në vitin 2011, patën marrë pjesë rreth 1.74 milion banorë.

Kjo do të thotë se popullsia në Kosovë besohet të ketë rënë për rreth tetë për qind.

Qeveria e Kosovës e ka zgjatur procesin e regjistrimit sivjet – që ka nisur më 5 prill dhe duhej të përfundonte më 17 maj – për shtatë ditë, pas kërkesave nga disa komuna për zgjatje të afatit.

Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, është shprehur i kënaqur me procesin e regjistrimit dhe ka thënë se janë plotësuar të gjitha parimet ndërkombëtare për procese të tilla.

“Në përgjithësi të gjitha komunitetet në Kosovë kanë qenë të hapura dhe kanë qenë në favor të regjistrimit të popullsisë. Pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve ka qenë masive, përveç komunitetit serb në katër komunat në veri, që kanë marrë pjesë pjesërisht”, ka thënë ai.

Më 5 prill, kur edhe pati filluar regjistrimi – Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se serbët nuk do të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Një bojkot i ngjashëm ka ndodhur edhe në regjistrimin paraprak të popullsisë, në vitin 2011.

Ai proces nuk është mbajtur në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të banuara me shumicë serbe, ndërsa edhe serbët në komunat e tjera në jug, me ftesë të Beogradit, kryesisht e patën bojkotuar procesin.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi.

Gjobat janë edhe më të mëdha, deri në 20.000 euro, për biznese.

Kastrati ka thënë se tani do të punohet në përpunimim, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave.

Sipas tij, të dhënat preliminare mund të publikohen dikur gjatë pjesës së parë të muajit korrik, ndërsa të dhënat finale pritet të publikohen rreth gjashtë muaj pas datës së nisjes së regjistrimit./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts