Regjistrohen 12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë

Konfirmohen 12 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës. Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.559 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, njofton MSH.

MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. “Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743. Në total numri i rasteve aktive është 323”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *