Regjistrohen 12 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Regjistrohen 12 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.

Në total numri i rasteve aktive është 247, ndërkohë në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot janë dhënë 102.467 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.