Regjistrohen 158 raste të reja me COVID-19 dhe një viktimë në Kosovë

regjistrohen 158 raste te reja me covid 19 dhe nje viktime ne kosove
regjistrohen 158 raste te reja me covid 19 dhe nje viktime ne kosove

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 158 qytetarë me COVID-19, nga 1.626 testime të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë një pacient ka humbur jetën.

Në total numri i rasteve aktive është 3.396.

Statusi:

22 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.211 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.808.724 doza të vaksinës.

Deri më sot 813.734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.626 testime, 158 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909.

Në total numri i rasteve aktive është 3.396.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts