Regjistrohen 17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë dhe asnjë viktimë në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 17 raste të reja me coronavirus.

Mistria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës. Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, njofton MSH.

MSH informon se sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748.

Në total numri i rasteve aktive është 335.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca. Ndërkaq, MSH së fundmi ka njoftuar se qytetarët nuk kanë nevojë të caktojnë termin për marrjen e vaksinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.