
Identifikohen 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë kryer 752 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 40 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.786. Në total numri i rasteve aktive është 576.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.352 doza të vaksinës. Deri më sot 820.520 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.125 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al