
Regjistrohen 27 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 812 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 15 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 550. Në 24 orët e fundit janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.272 doza të vaksinës. Deri më sot 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al