Regjistrohen 34 raste të reja me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë

Konfirmohen 34 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Në 24 orët e fundit në Kosovë janë kryer 991 testime.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 279 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.637 doza të vaksinës. Deri më sot 819.736 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.559 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 991 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
MSH bën të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. “Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.469”.

Në total numri i rasteve aktive është 666. Që nga 1 marsi në Kosovë janë lehtësuar masat antiCOVID, ku është larguar ora policore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *