Regjistrohet për herë të parë në Kroaci varianti “Delta plus” i koronavirusit

Deputetja kroate e Capakut, Ivana Pavic Simetin, konfirmoi në emisionin Otvoreno të HRT-së se Kroacia ka regjistruar rastin e parë të variantit delta plus të koronavirusit.

“Sot është shënuar rasti i parë i delta plus në Çakovec. E kemi ditur se është te dera. Nga përvoja me delta dhe alfa do të shihet se sa i rrezikshëm është. Dihet se është më ngjitëse se delta”, tha ajo.

Opsioni i vetëm për të gjithë ne është vaksinimi, tha ajo, duke shtuar se Mexhimurja është një rajon relativisht mirë i vaksinuar, mbi 60 për qind, por ende nuk mjafton për të parandaluar përhapjen e virusit në mënyrën që po e shohim aktualisht, raporton index.hr.

Një nga variantet e fundit që tërhoqi vëmendjen e profesionistëve të shëndetësisë është një variant i quajtur AY.1, ose delta plus. Arsyeja e interesimit është fakti se Ministria e Shëndetësisë e Indisë e klasifikoi atë në muajin qershor si një “variant shqetësimi”. Kjo etiketë tregon se duket të jetë më ngjitëse, të lidhet më lehtë me qelizat e mushkërive dhe të jetë potencialisht rezistente ndaj terapisë me antitrupa monoklonale, që do të thotë se mund të thyejë imunitetin e fituar.

Delta plus ka një mutacion spiku (S) K417N në proteinën që delta nuk e ka. Ky mutacion u gjet më parë në disa nënvariante të alfa që dominonin para deltës dhe në variantin beta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *