Rei Manaj, bomberi “vrasës” i minutave të fundit! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare thyen rekorde

rei manaj bomberi vrases i minutave te fundit sulmuesi i kombetares shqiptare thyen rekorde































Nëse ka një futbollist të lidhur me një shifër, momentalisht është Rei Manaj me numrin 8.

manaj

Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar në 8 ndeshjet e fundit të Sivasporit në shtëpi. Një rekord në karrierën e Reit, i cili po kalon një sezon fantastik në kampionatin turk. Në total Manaj ka shënuar 18 herë deri tani, por sa i përket serisë së golave, 27-vjeçari e nisi me dy rrjeta nga pika e bardhë e penalltisë me Gaziantepin në 21 janar. Ndërkohë, e radhës ishte fitorja në shtëpi me Beshiktashin me golin e Manajt që ishte i vetmi.

Po ashtu sfidën pasuese me Rizesporin, lushnjari shënon golin e vetëm, e më tej tund rrjetën në fitoren 4-1 kundër Pendiksporit. Në të vetmen humbje në shtëpi në 8 ndeshjet e fundit, atë me Alaniasporin, Manaj shënon golin e vetëm për Sivasporin. Më pas, në minutën e 88-ë i jep fitoren ekipit të tij ndaj Karagumrukut, barazon në shtesë Fenerbahçen në 2-2 nga penalltia të cilën e fitoi po vetë dhe goli i 8-të radhazi në shtëpi erdhi fundjavën e kaluar, në fitoren 1-0 kundër Koniasporit.

VENDIMTAR ME GOLAT Aq sa numri i golave radhazi të shënuar në shtëpi, aq herë ka qenë vendimtar Rei Manaj gjatë këtij sezoni. Në plot 8 raste sulmuesi i Kombëtares ka qenë protagonist kryesor dhe i ka dhënë fitoren Sivasporit 7 herë në kampionat, duke koleksionuar 21 pikë dhe një herë në Kupën e Turqisë. Një fakt tjetër që bie në sy te statistikat e sulmuesit janë minuta kur ka shënuar. Në dy raste ai ka gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e parë, ndërsa është treguar “vrasës” para portës pas minutës së 80-ë.

Konkretisht, golat e Manajt që janë cilësuar si vendimtarë kanë qenë në minutën e 81’, dy herë në 86- ën, 88-ën, 90+3 dhe dy herë në 90+7, duke treguar se sulmuesi është tepër i rrezikshëm në minutat e fundit. Edhe pse 3 gola mbrapa Ikardit dhe 2 pas Xhekos, Rei është ende në lojë për çmimin e golashënuesit më të mirë në Turqi, ku kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga përfundimi. Kjo performancë e ish-sulmuesit nuk mbeti pa u vënë re nga Silvinjo, i cili e ftoi në miqësoret e muajit mars dhe me shumë mundësi do të jetë edhe në përgatitjet e Europianit. Por jo vetëm, Manaj ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha në Turqi dhe jashtë saj. Vera ka për të qenë me të vërtetë e nxehtë për Rei Manajn.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts