Reja: Jemi këtu se e meritojmë. Po ta dija se bën gol, do aktivizoja Brojën vetëm në 3 minutat e fundit








Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja, tha në konferencën për shtyp para ndeshjes me Poloninë se “nesër nuk duhet të gabojmë asgjë”.

REJA

“Unë them vetëm diçka, nëse ka diçka që të lë pa gjumë, është frika që nuk ia del. Ne nuk duhet të kemi frikë, duhet të jemi vetvetja, sigurisht që ka përgjegjësi se luajmë në shtëpi, me një ekip të fortë para, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Mund të arrijmë rezultat”, theksoi Reja.

“Mbërritëm në këtë pikë dhe ideja si gjithmonë në çdo ndeshje, është të luajmë duke u munduar të imponojmë lojën. Tani fazën ofensive e nisim para, se duam që sulmuesit të jenë mbrojtësit tanë të parë. Futbolli ynë është i bërë nga presingu për 90 minuta, kemi bërë kështu dhe kanë ardhur rezultate. Skuadra ka ADN e saj dhe mënyrën e saj të lojës. Pastaj Polonia ka lojtarë të rëndësishëm, flitet për Levandovskin por nuk është vetëm ai, është një skuadër me futbollistë të mëdhenj që luajnë në nivel të lartë. Ne jemi skuadër e vërtetë, jemi bërë skuadër e vërtetë. Është një grup i madh, kanë luajtur 24-25 lojtarë me prani, kemi bërë gjithmonë mirë, edhe kur mungonin lojtarë të rëndësishëm. Nesër nuk duhet të gabojmë asgjë, që te goditjet e dënimit, por në të gjithë situatat duhet të kemi përqendrim  shumë të lartë. Nuk ka asnjë lehtësi në futboll.

Jemi rritur shumë, kemi punuar për këtë, për të arritur objektiva të rëndësishëm. Djemtë kanë punuar shumë e mirë, kanë besuar te puna. Ndaj tani kemi mbërritur këtu, kemi dashur të jemi në konkurrim me të gjithë deri në fund, që të luanim deri në fund shanset dhe kështu është. Kjo është meritë e djemve se kanë bërë gjëra të rëndësishme. Edhe unë e dija që ishte një grup i vështirë se në Hungari kishte treguar gjëra të rëndësishme, Polonia ka lojtarë të rëndësishëm, nëse jemi këtu, është me meritë, kjo është e rëndësishme se për të arritur në këtë pikë kemi bërë rezultate. Kjo skuadër mund të bëjë gjithçka,  edhe mund të humbasim, por kemi mundësi të përballemi me këdo. Edhe unë kur u hodh shorti thashë “jo”, por ja ku jemi, mund t’ia dalim dhe nuk është rastësi.

Unë them vetëm diçka, nëse ka diçka që të lë pa gjumë, është frika që nuk ia del. Ne nuk duhet të kemi frikë, duhet të jemi vetvetja, sigurisht që ka përgjegjësi se luajmë në shtëpi, me një ekip të fortë para, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Mund të arrijmë rezultat. Komponenti fat është i rëndësishëm në eliminatore. Ne në Poloni na eci keq, ishte penalltia dhe episodi që shkoi kundër. Me 3-2 mund të kishin ata probleme se po luanim mirë. Edhe ne kemi bërë gabime, por ka episode në ndeshje. Djemtë të luajnë me qetësi, por të bindur te ajo që bëjnë, duhet të kesh personalitet mbi të gjitha në ndeshje të tilla.

Ne kemi një mënyrë loje që nuk ndryshon, por varet edhe nga skuadra përballë, nëse të lejon të bësh diçka apo jo. Për mua është e rëndësishme të mos vendosësh në mbrojtje, të tentojë të ketë iniciativën. Me Anglinë, bëmë edhe një zgjedhje ofensive e nuk ia dolëm e duhet t’i bësh komplimente. Por nuk mund të rrish gjithmonë të presësh, duhet edhe të propozosh lojë se përndryshe nuk ia del kurrë.

Broja titullar? Unë kam vendosur titullar Brojën në shumë ndeshje, edhe në Kazakistan. Ka luajtur si titullar por nuk ka pasur atë rendiment, se ka një rendiment më të mirë kur lëshojnë skuadrat e tjera, ai arrin të shprehë plotësisht potencialin se ka shpejtësi dhe mbi të gjitha bën gol. Nuk është e lehtë. Ai e ka si karakterisitikë të gjuajë në portë. Por nuk di nëse nga fillimi kur skuadrat janë të gatshëm edhe fizikisht të japin pak, eksperiencat e mëparshme ma kanë dhënë këtë bindje. Nuk e di ende nëse është nga fillimi, se nuk e di si mund të reagojë. E kam menduar opsionin si titullar, por ende është për t’u shqyrtuar. Po ta dija që Broja bën gol, do ta fusja në 3 minuta e fundit, se nuk ka kohë kundërshtari për të reaguar dhe do të zgjidhnim problemet tona”, tha Reja.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *