“Reja nuk do të rrijë 10 vjet në Kombëtare”, Shkëlqim Muça: S’kishte pse të vazhdonte Hysaj, ju tregoj lojtarin që kemi fituar






Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në miqësoren ndaj Gjeorgjisë. Në lidhje me këtë duel foli edhe Shkëlqim Muça. I ftuar në studion e emisionit “Ëndërr Kuq e Zi”, Muça ndër të tjera u shpreh:

bandicam 2022-03-29 19-57-37-722

“Ndryshimet bëjnë që ekipi mos jetë harmonik tek loja sulmuese. Duhet një marsh më shumë, se ajo që ekipi bëri me Spanjën. Shqipëria mu duk e vakët pjesën e parë, me futjen e Cikalleshit, ndryshoi diçka në sulm. Skuadra çaloi nga krahët. Roshi nuk ishte në gjendjen më të mirë. Hysaj nuk ka dalë thuajse fare në vijën fundore.

Kundërshtarët na i zunë hapësirat. Mbuluan mirë edhe Brojën në pjesën e parë. E dominuam si lojë, por pa krijuar raste. Manaj dhe Broja ishin në vijë të drejtë.

Reja nuk do të rrijë 10 vjet në kombëtare, ndërsa Asllani e ka karrierën e gjatë. Mendoj se duhet të luajë më përpara, e ndihmon më shumë skuadrën.

Është lojtar me nivel, ka shumë cilësi. Vetëm 20 vjet, është lojtar i fituar. S’kishte pse të vazhdonte Hysaj. Trajneri 20 minutat e fundit rrezikon. Trajneri për këtë punë është”, u shpreh Muça.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.