Rekomandimet e raportit për 25 Prillin, OSBE: Inkurajojmë autoritetet shqiptare t’i vënë në zbatim. I bashkohemi fushatës së Celibashit për…








Prezenca e OSBE në Tiranë ka dalë në mbështetje të fushatës së kreut të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të publikuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet.

osbeeeeee

Përmes një postimi në facebook, OSBE thekson gjithashtu se inkurajon të gjitha autoritetet shqiptare për të vënë në zbatim rekomandimet e bëra prej tyre për 25 prillin.

“I bashkohemi fushatës ndërgjegjësuese të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në raportin e zgjedhjeve të fundit dhe i inkurajojmë autoritetet shqiptare t’i vënë ato në zbatim”, thuhet në postimin e OSBE-së.

osbe rekomandimet

Më herët, gjatë ditës së sotme, Celibashi publikoi rekomandimin 23 dhe të fundit të raportit të ODIHR, ndërsa shkruante se “Rekomandimi i 23-të dhe i fundit i Raportit Përfundimtar të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Shqipëri! Koha për t’i përmbushur ka filluar!”

celibashi fushata facebook

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *