Rekord 7 mujor me mbi 3 400 vdekje ditore

18:25 17/09/2021

Vatra të nxehta në jug, ku vaksinimi është ende i ulët

Shtetet e Bashkuara shënuan këtë 24-orësh një rekord të ri prej mbi 3 400 vdekjesh ditore nga koronavirusi. Bëhet fjalë për shifrën më të lartë të viktimave që prej 12 Shkurtit, kur u shënua shifra më e lartë e vdekjeve ditore për gjithë periudhën e pandemisë me mbi 5 mijë raste.

Ekspertët thonë se vatra më e nxehtë e momentit është Florida, ku u shënua gati gjysma e vdekjeve ditore të raportuara në shkallë kombëtare. Florida bëhet i katërti shtet federal amerikan që numëron mbi 50 mijë vdekje nga Covid-19.

Jugu i Shteteve të Bashkuara po kalon aktualisht situatën më të vështirë. Këto shtete federale kanë edhe nivelet më të ulëta të vaksinimeve. Statistikat tregojnë se 1 në çdo 4 spitale në jug, ka të zëna 95% të shtretërve të terapisë intensive, çka përbën një shifër alarmante.

NdĂ«rsa nĂ« vende tĂ« tjera si Britani tĂ« Madhe, shtetet europiane apo Izrael, infektimet janĂ« nĂ« rĂ«nie. 

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *