
16:47 10/08/2021
235 mijë raste, shkak përhapja e “Deltës” në zona me nivel të ulët vaksinimi
Shpërthejnë shifrat e infektimeve të reja me COVID-19, në Shtetet e Bashkuara. Vetëm përgjatë 24-orëve të fundit u shënuan mbi 235 mijë raste të reja, rekord për 7 muajt e fundit. Ky nivel nuk ishte shënuar më që prej mesit të Janarit kur vendi përballej me valën me valën e tretë të koronavirusit, të shkaktuar nga përhapja e mutacionit britanik.
Ekspertët thonë se aktualisht varianti Delta po përhapet në zonat me nivelet më të ulëta të vaksinimit. Vatrat e përhapjes janë Florida, Luiziana dhe Arkansasi. Shtrimet në spitale, në harkun kohor të një jave pësuan rritje me 40%, ndërsa vdekjet me 18%. Administrata Biden po bën çmos të çojë përpara procesin e vaksinimit.
Deri më tani gjysma e popullsisë ka marrë të dyja dozat e vaksinave, ndërsa Shtëpia e Bardhë po harton planin e një certifikate që do të jetë e detyrueshme për gjithë punonjësit e administratës, përmes të cilës dëshmohet vaksinimi ose testi i përditshëm negativ.
Një tjetër vatër problematike e përhapjes së Deltës është Rusia, e gjunjëzuar nga niveli i lartë i vdekjeve dhe ritmet e ulëta të vaksinimit. Prej korrikut shifra ditore nuk bie poshtë 700-shit, teksa orët e fundit janë regjistruar, 792 viktima të tjera. Infektimet janë të qëndrueshme nëpër Europë, ku vaksinimi vazhdon me ritme të kënaqshme.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al