Rekord absolut/ 31 gola të shënuar këtë sezon, kush është sulmuesi shqiptar që po i magjeps të gjithë në Itali









Askush si ai! Sulmuesi shqiptar Dardan Vuthaj, është duke zhvilluar një sezon rekord te Novara në Serinë D italiane. Futbollisti është padyshim golashënuesi më i mirë në të gjithë Serinë D.

vuthaj_1-1-723x452

Një numër mbresëlënës për një lojtar që sigurisht mund të përjetojë një sezon si protagonist edhe në Serinë C, apo dhe nivele më të larta.. Deri në fund të sezonit (dhe ndoshta edhe më tej) piemontezët do të bëjnë çmos që të mbajnë në skuadër bomberin shqiptar. që theu një rekord historik.

Me dygolin e shënuar ndaj Fosano në ndeshjen e fundit të kampionatit, Vuthaj kapi shifrën e 31 golave në kampionat. Rekord personal por edhe për ekipin.

Në fakt, sulmuesi shqiptar fillimisht barazoi dhe më pas kaloi rekordin historik të Marko Romanos. Në fakt, sulmuesi historik shënoi 30 gola në sezonin 1934/1935 në Serinë B.

VUTHAJ-2-1200x751

Pas gati 90 vitesh, një sulmues i Novarës, mbi të gjitha shqiptar rikthehet të shënojë 30 ose më shumë gola në kampionat, një moment historik i jashtëzakonshëm për klubin piemontez. Rekordi i Vuthajt është përshëndetur edhe nga klubi italian nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ku shkruhej:

“Me dygolin e shënuar të mërkurën, Dardan Vuthaj arriti në kuotën e 31 golave, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 30 golash të shënuar në një kampionat me fanellën e Novarës, të vendosur nga Marko Romano në Serinë B në sezonin 1934/35. Kanë mbetur edhe tre ndeshje…”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.