Rekord i ri infektimesh në Spanjë

12:08 14/12/2021

Falë vaksinimit të lartë, s’ka ashpërsim masash

Spanja shënoi një rekord të ri prej më shumë se 49 800 infektimesh me Covid, këtë 24-orësh. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej fillimit të gushtit, kur vendi ishte në mesin e përhapjes së parë të variantit Delta.

Megjithatë, qeveria spanjolle ende nuk ka plane për ashpërsimin e masave të paktën deri pas festave të fundvitit. Nivelet e vdekshmërisë janë të ulëta falë vaksinimit masiv. Mbi 81% e popullsisë është imunizuar ndaj Covid-19, ndër nivelet më të larta mes vendeve të Bashkimit Europian.

Mediave të huaja u bën përshtypje që edhe pse pandemisë nuk i dihet fundi, sheshet e qyteteve të mëdha spanjolle mbushen ashtu si para kësaj periudhe.

Ndërkaq, ekspertët në vendet europiane rekomandojnë përshpejtimin e injektimit të dozave të treta për forcimin e imunitetit ndaj Omicronit, që pritet që brenda pak javësh të shndërrohet në variant dominues në gjithë kontinentin.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.