Rekord i ri infektimesh për 7 muajt e fundit në SHBA

18:40 24/08/2021

Mbi 266 mijë raste të reja, kryesisht të pavaksinuar

Shtetet e Bashkuara shënuan shifrën më të lartë të infektimeve ditore që prej 10 Janarit. Mbi 266 mijë infektime të reja u shënuan këtë 24-orësh, çka përbën jo vetëm rekordin e 7 muajve të fundit, por edhe shifrën e tretë më të lartë të infektimeve ditore të rreth 1 viti e gjysmë pandemi të koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore thanë se rastet e infektimeve të reja janë të përhapura veçanërisht në Florida dhe shtete të tjera federale jugore.

Të prekur kryesisht janë të pavaksinuarit. Dominon varianti Delta që pikërisht tek kjo kategori ka shtuar edhe numrin e viktimave. Pentagoni ka gati rregulloren e re që synon vaksinimin e plotë të stafit ushtarak amerikan, pas aprovimit të plotë që i dha për përdorim vaksinës Pfizer, Administrata Amerikane e Ilaçeve FDA.

Të qëndrueshme vijojnë të jenë shifrat e infektimeve në Britaninë e Madhe dhe gjithë Europën, ku edhe nuk ka rritje të shifrave të vikitmave nga qarkullimi i variantit Delta, falë mbrojtjes së krijuar nga vaksinimi masiv.

Pranë rekordeve janë sërish shifrat e viktimave në Rusi, ku këtë të martë u regjistuan 794 vdekje.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *