Rekord infektimesh me COVID, Johnson: Së shpejti mund të shohim një tsunami të rasteve me Omicron

Mjekët në Britani paralajmërojnë se në ditët në vijim pritet që vendi të përballet me rritje të infeksioneve me Covid.

Në 24 orët e fundit është regjistruar incidenca më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Në total numri i të prekurve ka shkuar në mbi 11 milionë njerëz, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 146, 791.

Për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron të COVID, kryeministri Boris Johnson foli për një situatë shqetësuese, duke paralajmëruar ‘tsunami’ rastesh të Omicron.

Më herët kreu i Agjencisë së Sigurimeve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar cilësoi Omicron si kërcënimin më të madh që nga fillimi i pandemisë.

“Numrat që do të shohim në ditët e ardhshme do të jenë tronditëse, krahasuar me shkallën e përhapjes që kemi parë nga variantet e mëparshme”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.