Rekord infektimesh me Covid në SHBA

18:45 17/08/2021

“Delta” po përhapet tek të rinjte e pavaksinuar

Shtetet e Bashkuara shënuan një tjetër rekord me mbi 252 mijë infektime ditore, shifra më e lartë e 7 muajve të fundit. Vatrat kryesore të përhapjes së variantit Delta janë shtetet federale jugore si Florida e Alabama, që po përballen me dyndje pacientësh në spitale.

Ekipet mjekësore kanë vendosur shtretër edhe nëpër ambiente jashtë spitaleve për të përballuar fluksin. Niveli i lartë i infektimeve lidhet edhe me shifrat e ulëta të vaksinimit që kanë këto shtete federale. Veçanërisht në Arkansas, shumica e pacientëve të shtruar këtë javë të rinj të grupmoshës nga 18 deri 29 vjeç.

E teksa infektimet e reja të nxitura nga varianti Delta janë nën kontroll në gjithë Europën, Rusia vijon të përballet me vdekshmëri të lartë. Prej 1 jave, numri i të vdekurve ditorë nuk bie nën 800. Bëhet fjalë për nivele rekord që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit.

Rusia ka vdekshmërinë më të lartë në përpjestim me infektimet ditore dhe kjo i atribuohet ritmeve ende të ulëta të vaksinimit që edhe pse janë shtuar, deri më tani kanë mundur të imunizojnë me njërën nga dozat, rreth 28% të popullsisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *