Rekord infektimesh nga COVID-19 në Itali, shënohet dita më me shumë raste që prej fillimit të pandemisë, regjistrohen edhe 259 viktima në 24 orët e fundit

Në Itali janë regjistruar rekord infektimesh nga COVID-19.

Nga të dhënat e siguruara nga Ministria e Shëndetësisë, rezulton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 170.944 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 259 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 138.045 viktima.

Norma e pozitivitetit 13.9%, pak më pak nga 15.2% të hënën. Në terapi intensive janë 1392 pacientë, 41. Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 12912 ose 579 më shumë se dje. Numri i pozitivëve të regjistruar në 24 orët e fundit (170,844) është më i larti i arritur që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa numri i vdekjeve sot (259) është më i larti që nga 30 prilli, kur ishin 263.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.