Rekord infektimesh nga COVID-i në Turqi, regjistrohen mbi 110 mijë raste gjatë 24 orëve të fundit

Turqia regjistroi sot 110.682 raste të reja me koronavirus, që është numri më i madh i pacientëve që nga fillimi i epidemisë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në fund të dhjetorit, numri mesatar i rasteve ditore ishte rreth 20.000, por ai ra ndjeshëm për shkak të variantit ngjitës të omicron, raportoi Reuters.

Ministria bëri të ditur gjithashtu se 217 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke kaluar shifrën e përgjithshme mbi 87.000.

Këshilli Shkencor Turk për Koronavirus njoftoi se ilaçi antiviral molnupiravir do t’u shpërndahet pacientëve me COVID, dhe personave mbi 65-vjeç ose atyre që kanë sëmundje shoqëruese nga java e ardhshme.

Për momentin, zënia e shtretërve në repartet e terapisë intensive është 68.7 për qind.

“Megjithatë, ne mbetemi të përkushtuar të parashikojmë se tendenca aktuale e përhapjes së virusit nuk do të bllokojë objektet spitalore”, tha këshilli shkencor në një deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.