Rekord kërkesash për vaksinim në Francë

13:02 14/07/2021

Rriten shifrat e infektimeve në Britani e Rusi

Vendimi i presidentit Emmanuel Macron për vaksinimin e detyruar të stafit mjekësor dhe lejimi vetëm i të vaksinuarve për të frekuentuar baret, restorantet dhe ambientet e tjera të argëtimit ka bërë që të dynden kërkesat për vaksinime në Francë. Brenda 24 orëve kanë aplikuar për t’u vaksinuar rreth 1 milionë persona, një rekord absolut.

Vendimi i shefit të Elizesë erdhi teksa Franca, ashtu si e gjithë Europa po përjeton rritje të rasteve të infektimeve për shkak të qarkullimit të mutacionit indian. Deri më tani, 52% të popullsisë është imunizuar me vetëm njërën nga dy dozat e vaksinës.

Sakaq në Britaninë e Madhe, për të parën herë që prej fillimit të prillit, numri i viktimave ditore pësoi një rritje me deri 50 raste në 24 orët e fundit. Infektimet ditore shënuan rekord të ri gjashtëmujor prej mbi 36 mijë rastesh.

Edhe pse nuk tërhiqet nga planet për heqjen e kufizimeve më 19 Korrik, qeveria megjithatë po planifikon që të mos shfuqizojë vendimin për mbajtjen e maskave. Sakaq, Rusia shënoi këtë të Mërkurë një rekord të ri prej 786 viktimash, më i larti që prej fillimit të pandemisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *