Me barazimin e Napolit dhe Interit së bashku dhe falë suksesit ndaj Sampdorias me rezultatin minimal 1-0, Milani u ngjit në krye të klasifikimit.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë kanë arritur një statistikë të veçantë pas 18 vitesh.
Skuadra e Piolit kanë arritur një rekord pikësh plot 55 të tilla, ku vetëm në sezonin 2003/2004 ku ishte dhe sezoni i titullit, Ançeloti kishte koleksionuar 64 pikë pas 25 ndeshjesh në Serinë A, ku në fund triumfuan me titullin kampion.

Një statistikë kjo që me shumë mundësi edhe kësaj here Milani mund të ngrejë trofeun e kampionit në fund.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al