Rekord prej gjysmë milioni infektimesh ditore në SHBA

15:57 28/12/2021

Autoritetet në alarm, nuk përjashtohet ashpërsimi i masave

Shtetet e Bashkuara thyejnë rekordin jo vetëm të brendshëm të gjithë pandemisë por edhe për gjithë botën për infektimet ditore. Mbi gjysmë milioni infektime u shënuan këtë 24-orësh, gati dyfishi i rekordit të mëhershëm të regjistruar në Janar të këtij viti, ende pa nisur vaksinimi masiv.

Shifra e ushqyer nga përhapja me shpejtësi të paprecedentë e Omicron ka alarmuar autoritetet që tashmë nuk përjashtojnë mundësinë e ashpërsimit të masave. Më herët, ekspertët vendosën përgjysmimin në 5 ditë të periudhës së karantinës për asimptomatikët. Rekordin ditor botëror e mbante deri tani India me mbi 400 mijë raste nga përhapja e variantit Delta.

Përpara rrezikut të Omicronit, edhe Franca vendosi që nga 15 Janari, certifikata e gjelbër të shndërrohet në certifikatë vaksinimi. Ndërsa për natën e ndërrimit të viteve lejohen grumbullimet vetëm mes familjarëve të afërt. Masa të ashpra ndëshkuese do të ketë për ata që zbulohen me certifikatë false vaksinimi, pasi në Francë dyshohen me dhjerëra mijëra posedues.

Britania e Madhe, pavarësisht kuotave të larta, nuk i ashpërson më tej masat anti-Covid për festa. Në Izrael, ka nisur injektimi i dozës së katërt, fillimisht tek stafi mjekësor i spitalit të Tel Avivit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *