Rekord rastesh me Covid/ Ekspertët në Slloveni kërkojnë kufizime më të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit

Ekspertët në Slloveni sugjerojnë kufizime të rrepta për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 29, 354 raste janë aktive në vend, ndërsa ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi 3, 465 raste me koronavirusi. Aktualisht janë vaksinuar rreth 53 % e popullsisë.

Mjekët kanë propozuar kufizime të rrepta për aktivitetet ku pjesëmarrja e qytetarëve është e lartë, duke përfshirë edhe kufizimet për oraret e hapjes së bareve dhe restoranteve.

Pritet që ditën e nesërme qeveria të dalë me vendime të reja referuar situatës së pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *