Rekord viktimash nga Covid-19 në Turqi

12:31 19/04/2021

Situata mbetet e rëndë pavarësisht se vendi është në izolim të pjesshëm

Pas 13 muajsh pandemi, Turqia thyen rekordin duke shĂ«nuar numrin mĂ« lartĂ« tĂ« viktimave nĂ« 24 orĂ«. Sipas autoriteteve shĂ«ndetĂ«sore janĂ« regjistruar 318 vdekje duke e çuar nĂ« mbi 35900 numrin nĂ« total tĂ« jetĂ«ve tĂ« humbura qĂ« nga nisja e pĂ«rhapjes sĂ« virusit. 

Të larta mbeten edhe shifrat e rasteve të reja ku në 24 orë janë shënuar mbi 55800 infektime. Sipas epidemiologëve ka një rritje me 118% të rasteve të reja dhe një rritje prej 292% të vdekjeve. Shqetësues për mjekët është edhe numri i shtrimeve në spitale ku trajtohen mbi 3100 pacientë në gjendje të rëndë.

Këto shifra nga Covid vijnë në një kohë kur Turqia është në karantinë të pjesshme. Izolimi nis në orën 19:00 ndërsa ndalohet qarkullimi në fundjavë. Për sa i përket imunizimit të popullsisë, deri tani janë vaksinuar më shumë se 20 milionë persona.

Sipas ekspertëve në vend qarkullon prej kohësh mutacioni i Detit të Zi duke përkqësuar situatën epidemiologjike veçanërisht në veri të vendit. Epidemiologët thonë se ky variant i ri i Covid ka nivel të lartë përhapjeje dhe është më agresiv.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *