Rekord viktimash nga COVID-i në Rusi, ja sa fatalitete u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit

Rusia është duke kaluar një situatë dramatike të COVID-19. Këtë të premte numri i viktimave nga virusi atje është fiksuar në 1.200 qytetarë.

Qendra anti-krizë tha se në 24 orët e fundit ka konfirmuar 1,295 vdekje nga koronavirusi dhe 40,123 raste të reja të të infektuarve.
Spitalet janë mbingarkuar me pacientë, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar të moshuarit që të qëndrojnë në shtëpi.

Zyrtarët thonë se shkalla e lartë e infeksionit është pasojë e hezitimit të rusëve për t’u vaksinuar.

Edhe pse Rusia ka disa vaksina të prodhuara vetë, vetëm rreth një e treta e popullsisë së saj është e vaksinuar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Rusi është afër 9 milionë, ndërsa i viktimave është mbi 252,000, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *