Rekorde infektimesh ditore në Turqi

17:40 06/04/2021

Qeveria ashpërson masat, fundjavat e Prillit në karantina kombëtare

Turqia po përballet me rekorde negative infektimesh ditore nga koronavirusi. 24-orëshi i fundit shënoi gati 42 mijë raste të reja, shifra e tretë më e lartë e gjithë periudhës së pandemisë. Rekordet negative nuk janë ndalur që me hyrjen e këtij muaji dhe kulmi i gjithë i më shumë se një viti u shënua në 24-orëshin pararendës me mbi 44 mijë raste.

Autoritetet thonë se ashtu si në Europë, edhe Turqia po përballet me valën e tretë të përhapjes, që është nxitur nga qarkullimi i mutacioneve britanikë dhe afrikanojugorë. Qeveria nisi zbatimin e karantinave kombëtare në fundjavë përgjatë gjithë muajit.

Në dallim nga Turqia, ky 24-orësh shënoi rënie të ndjeshme të infektimeve ditore në gjithë Europën. Nga rekordi i një dite më parë për këtë vit, infektimet ditore në Francë ishin 6 herë më të ulta.

Rënie ka pësuar edhe Polonia, Italia e Gjermani, që kanë qenë vendet më problematike të javëve të fundit. Ashpërsimi i masave kufizuese duket se po jep efekte pozitive, megjithatë është ende herët për të folur për tendencë rënieje.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *