Rekorde të errëta viktimash në Bullgari e Ukrainë

16:25 09/11/2021

Rritje e frikshme e fataliteteve në vendet “skeptike” ndaj vaksinave

Skepticizimi i lartë në popullsi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit po u kushton shtrenjtë vendeve të Europës Lindore. Bullgaria dhe Ukraina shënuan rekorde viktimash për gjithë periudhën e pandemisë, 24-orëshin e fundit, ashtu si edhe Rusia ku rekordet e errëta të viktimave po përparojnë me ritme të pandalshme.

Situata është e rëndë edhe në Rumani, ku vala e fundit ka trefishuar vdekjet ditore, në krahasim me atë të qershorit. Në të gjitha këto vende, jo më tepër se 1/3 e qytetarëve janë imunizuar ndaj koronavirusit.

Të larta janë infektimet ditore kudo nëpër Europë, por vendet perëndimore bëjnë dallim nga lindja pasi niveli i lartë i vaksinimit të popullsisë dhe masat për nxitjen e imunizimit anti-COVID kanë ruajtur të pandryshuar ose shumë herë më të ulët numrin e vdekjeve, krahasuar me valët e kaluara të infektimeve, kur vaksinimi ende nuk kishte nisur ose ishte në fazat e fillestare. Ekspertët në shumë vende europiane thonë se shumica e të infektuarve janë të pavaksinuar, një kategori e cila ka po ashtu edhe pjesën më të madhe të fataliteteve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *