Rekorde të pandalshme Covid-i në Britani e Rusi

18:30 02/07/2021

Dita e katërt e rekordeve të vdekjeve në spitalet ruse

Nuk ndalen rekordet e Covid-it në Britaninë e Madhe dhe Rusi, që po përballen me një tjetër valë përhapjeje prej mutacionit indian. Rekordi i 5 muajve të fundit në Britaninë e Madhe avancoi në mbi 27 mijë e 500 raste të reja infektimesh ditore, gati 2 mijë raste më shumë se rekordi i të njëjtës periudhë të shënuar një ditë më parë. Falë përmbushjes së ciklit të plotë të vaksinimit të gati gjysmës së popullsisë, vdekjet nuk kanë pësuar asnjë rritje në valën e përhapjes së variantit Delta.

Ndërsa në Rusi, këtë të Premte u shënua rekord i dyfishtë, i të vdekurve dhe i të infektuarve ditorë. 24-orëshin e fundit u shënua rekordi i ri prej 679 vdekjesh, për të katërtën ditë radhazi. Ndërsa infektimet shënuan mbi 27 mijë e 500 raste ditore. Autoritetet ruse po planifikojnë përshpejtimin e procesit të vaksinimit. Deri më tani, ciklin e plotë të dy dozave e ka përmbyllur vetëm12% e popullsisë.

Mutacioni indian po shton infektimet edhe në Izrael por jo vdekjet. Ndërsa në Portugali, qeveria riktheu shtetrrethimin 23 me 5 në Lisbonë dhe 44 bashki të tjera të vendit, për të frenuar një tjetër valë përhapjeje.

Tv Klan


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *