Rektori i Mjekësisë në ‘detyrim paraqitje’ mes zyrtarëve të akuzuar nga SPAK, çfarë dëshmonte për koncesionin e sterilizimit

rektori i mjekesise ne detyrim paraqitje mes zyrtareve te akuzuar nga spak cfare deshmonte per koncesionin e sterilizimit
rektori i mjekesise ne detyrim paraqitje mes zyrtareve te akuzuar nga spak cfare deshmonte per koncesionin e sterilizimit

Mes personave për të cilët SPAK lëshoi masën ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e koncensionit të sterilizimit, është dhe Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë. Gjata, në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

BalkanWeb sjell si më poshtë dëshminë e Gjatës gjatë marrjes në pyetje pak kohë më parë nga SPAK, sa i takon kësaj çështje, të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’. “Nga ajo çfarë kemi diskutuar në komision ka rezultuar se edhe nga ana ekonomike kjo ishte procedura më e favorshme.”, tha Arben Gjata.

Gjata shprehej se infeksionet spitalore, ishin arsyeja kryesore, se përse koncesioni ishte mënyra e vetme për të përmirësuar situatën në spitalet në vend dhe për të patur një shërbim me cilësor. Por asnjë prej anëtarëve nuk shpjegoi dot, sesi kostot u rritën dhe se përse ata nuk kishin mundur të parashikonin këtë gjë. “Nga eksperienca që kam në këtë fushë mënyra e procedimit me prokurim të zakonshëm mund të çonte në dështim. Do duhej që të gjitha shërbimet e parashikuara të prokuroheshin me procedura të veçanta. Përsa i përket prokurimit të instrumentarit, mesa jam në dijeni, procedura e fundit e prokurimit të tyre është bërë në vitin 2004. Kompanitë seriozë që ofrojnë cilësinë më të lartë nuk janë të interesuara për tregun shqiptar. Ndërsa koncesioni në fjalë tërhoqi një kompani serioze, siç ishte ajo që fitoi procedurën.”, theksoi Gjata.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts