Rëndohet bilanci i viktimave pas përmbytjeve masive në Brazil, 146 viktima dhe mbi 190 persona të zhdukur

Moti i keq ka vështirësuar operacionet e kërkim-shpëtimit për të mbijetuarit në qytetin brazilian Petropolis, katër ditë pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Ekipet e emergjencave u detyruan të pezullonin disa herë punën e tyre ditën e djeshme për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Ata shprehen se ka pak shpresë që të gjenden persona të mbijetuar.

Zyrtarët thonë se 146 persona kanë vdekur, duke përfshirë të paktën 27 fëmijë dhe adoleshentë, ndërsa 191 janë ende të zhdukur.

Më shumë se 900 njerëz janë strehuar në shkolla dhe kapanone. Të shtunën, punëtorët gërmuan me lopata nëpër rrënoja dhe baltë në një mjegull të dendur.

Kërkimet po kryhen me mjete dore dhe sharrë elektrike në zona të paqëndrueshme, ku skuadrat janë ndihmuar nga 41 qen nuhatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *