Rëndohet situata e pandemisë në Rusi

15:25 13/06/2021

Shifra të larta të viktimave, qytetarët me maskë dhe doreza në vende publike

Rusia po njeh rritje të rasteve të reja me koronavirus. Autoritetet raportuan të dielën 14.723 raste të reja me Covid-19, përfshirë 7.704 në Moskë. Shifra është më e larta që nga 13 shkurti.

Gjithashtu 357 njerëz kishin vdekur nga shkaqe të lidhura me koronavirusin në të gjithë vendin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 126.430.

Por, sipas Agjencisë Federale të Statistikave, e cila ka bërë një llogaritje të veçantë, Rusia regjistroi rreth 270.000 vdekje midis Prillit 2020 dhe Prillit 2021. Në kryeqytetin rus, Moskë, njerëzit janë udhëzuar që të punojnë nga shtëpitë javën e ardhshme.

Një ditë më parë, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se të paktën deri më 20 Qershor, restorantet, baret dhe vendet e ngjashme në qytet nuk duhet t’u shërbejnë klientëve pas orës 23:00.

Autoritetet kanë njoftuar që personat të cilët nuk mbajnë maska dhe doreza në vendet publike do të gjobiten me 70 dollarë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *