Rënia e Kabulit çështje ditësh, talibanët marrin nën kontroll të gjitha qytetet kryesore

09:38 15/08/2021

Talibanët janë shumë afër marrjes nën kontroll të gjithë Afganistanit. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se rënia e kryeqytetit Kabul tashmë është shumë afër, pasi talibanët kanë marrë nën kontroll shumë qytete afër tij.

Të dielën militantët morën kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç në lindje të vendit. Ata nuk hasën ne rezistencë dhe duket se kontrollin e të gjithë vendin mund ta marrin më shpejt se sa parashikohet.

Tashmë Presidenti Ashraf Ghani është nën presion për të dhënë dorëheqjen, pasi qeveria e tij në shumë qytete nuk ka më kontroll. Ghani tashmë është përballë një zgjedhje mes dorëzimit ose luftës për të mbajtur kryeqytetin.

Ndërkohë SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Po ashtu dhe shumë qytetarë afganë janë larguar nga vendi dhe po kërkojnë azil.

Reuters pak ditë më parë raportoi se Shqipëria dhe Kosova mund të ishin dy nga vendet që do të prisnin refugjatë afganë. Ofensiva e talibanëve në Afganistan vjen pas largimit të trupave amerikanë./tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *