Reperi i famshëm amerikan pëson overdozë nga droga, përfundon në koma në gjendje kritike për jetën

SHBA 

Reperi i famshëm amerikan DMX ka pësuar ovverdozë, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.

DMX është dërguar urgjentisht në spital në koma dhe gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet aq e mirë. Incidenti me këngëtarin mendohet se ka ndodhur rreth orës 23.00 të ditës së djeshme.

Burimet e mediave amerikane thonë se mbidozimi shkaktoi një sulm në zemër. DMX u dërgua me urgjencë në një spital në White Plains, New York dhe është në njësinë e kujdesit mjekësor, në gjendje kritike për jetën. Një burim tjetër thotë se ai është në një “gjendje vegjetative” dhe mjekët kanë paralajmëruar që ai mund të mos ia dalë mbanë.

DMX, i cili ishte themeluesi i Ruff Ryders, ka luftuar me abuzimin me substanca narkotike dhe ka qenë në rehabilitim disa herë. Periudha e tij e fundit e rehabilitimit në 2019 ndodhi, për shkak se ai përfundoi një dënim me burg 12-mujor për evazion fiskal.

DMX bëri kthimin e tij në skenë pas rehabilitimit në dhjetor 2019 kur goditi Hakkassan në Las Vegas, duke biseduar dhe duke bërë fotografi me tifozët para se të dilte në skenë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *