Replika dhe batuta/ Çuçi: Manja foli si anëtar i Komisionit të Rithemelimit. Ministri i Drejtësisë: PS në Dibër pa shtyllë kurrizore. Me Beratin s’krahasohemi, i ka dalë mjekra Klosit









Në Kongresin e Partisë Socialiste nuk munguan as replikat mes ministrave, por edhe batutat. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja foli me kritika duke thënë se PS nuk duhet të merret me punësime. Ai mori rastin e Dibrës dhe tha se në këtë qark PS ishte pa shtyllë kurrizore.

Këtyre kritikave iu përgjigj ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili u shpreh se në disa raste nuk është dakord me Manjën. Deklaratave të Çuçit, Manja iu përgjigj me replika dhe batutat.

Replikat dhe batutat

Ulsi Manja: E para nevojë urgjente për ripërtëritje të PS për ndërprerjen e mandatit të kryetarëve në nivel bashkie. Na duhet një parti që monitoron administratën shtetërore dhe jo një parti që vegjeton duke u marrë me punësime.

Bledi Çuçi: Duke dëgjuar Ulsiun, dukej sikur dëgjojë një anëtar të komisionit të rithemelimit dhe sikur partia nuk ekziston fare. Ulsiu ka të drejtë, por edhe nuk ka të drejtë. Ka të drejtë sepse kryesia më delegoi në zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Dibrës për të ndihmuar në këtë bashki. Po të vej syzet e Ulsiut që i vura në Dibër është një realitet që Ulsiu me atë ton e përshkroi këtu. Partia pothuajse nuk ekziston fare. Por ky nuk është realiteti në gjithë Shqipërinë. Unë dua të sjell rastin e partisë në qarkun e Beratit që është një model i kundërt i partisë në Dibër.

Damian Gjiknuri: Ulsi nuk ka nevojë për replikë

Ulsi Manja: Në mungesë të opozitës e këndshme është ti bëjmë replikë njeri tjetrit se në asamblenë e PS jemi. Baza e fjalës time nuk ishte nihilizmi, por realizimi. Unë nuk e kam të drejtën të them se gjithçka fillon me këtë kongrese. Kjo nuk më pengon të them realitetin. Kur shtylla kurrizore e partisë nuk ri drejt unë e them. Nuk e ka të drejtën shtyllën kurrizore. Duhet të jemi realist. I fiton Edi Rama zgjedhjet ne thjesht menaxhojmë votat. Në Dibër nuk i rrinte drejt shtylla kurrizore partisë. Sigurisht nuk krahasohet me Beratin, se i ka dalë mjekra në Berat Blendi Klosit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *