Republika Çeke Covid-free

republika ceke covid free
republika ceke covid free

22:20 11/04/2022

Hiqen kufizimet për udhëtimet turistike

Republika Çeke ka hequr të gjitha masat kufizuese për Covid-19  që ishin deri tani në fuqi ndaj turistëve të huaj.

Turistët nuk kanë më nevojë që të paraqesin prova të vaksinimit ose testimit para nisjes, as që të plotësojnë formularët e mbërritjes. Edhe për vizitorët e pavaksinuar nuk kërkohet më të dëshmohet rezultati negativ kundrejt një testi Covid-19 në mbërritje.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se Republika Çeke ka regjistruar 33,745 raste të reja të infektimeve me Covid-19 në shtatë ditët e fundit.

Sa i përket shkallës së vaksinimit deri më tani, 74.3% e të gjithë popullsisë së rritur në Çeki ka kryer vaksinimin parësor, ndërsa 46.6% e popullsisë ka marrë një dozë vaksine shtesë.

Republika Çeke tashmë ka po ashtu lehtësuar disa nga kufizimet e saj të brendshme për Covid-19. Turistëve dhe qytetarëve vendas nuk iu kërkohet më të mbajnë maskë për fytyrën në ambientet publike. Maskat janë ende të detyrueshme në transportin publik, si dhe në spitale dhe farmaci.

Përveç Republikës Çeke, kanë hequr kufizimet Danimarka, Hungaria, Islanda, Irlanda, Letonia, Norvegjia, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Suedia.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts