Republika Çeke dëbon 18 diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh

Republika Çeke do të dëbojë 18 punonjës të ambasadës ruse që shërbimet sekrete i kanë identifikuar si agjentë të shërbimeve të spiunazhit të Moskës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

“Tetëmbëdhjetë punonjës të ambasadës ruse duhet të largohen nga Republika brenda 48 orëve”, deklaroi ministri, Jan Hamacek për gazetarët.

Kryeministri çek, Andrej Babis shpjegoi nga ana e tij se vendi kishte prova të pakundërshtueshme që përfshinin agjentët e GRU, shërbimit sekret ushtarak rus, në shpërthimin e një depoje municionesh që shkaktoi vdekjen e dy personave në vitin 2014.

“Ne kemi arsye të mendojmë se agjentët e njësisë 29 155 të GRU janë përfshirë në shpërthimin e një depoje municionesh në Vrbetice, në lindje të vendit”, theksoi kryeministri.

“Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka vënë në rrezik jetët e shumë personave, por kryesisht ka shkaktuar vdekjen e dy bashkatdhetarëve tanë”, shtoi Babis.

Këto zbulime do të përkeqësojnë marrëdhëniet ruso-çeke”, theksoi Hamacek, i cili do të marrë përkohësisht vendin e homologut pro-europian, Thomas Petricek për Punët e Jashtme duke ruajtur funskionet e ministrit të Brendshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *