Republika Çeke do të forcojë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën

Republika Çeke planifikon të japë ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, me vlerë të paktën 31.5 milionë dollarë, tha për CNN zëdhënësi i qeverisë Václav Smolka.

Smolka nuk pranoi të shtjellonte detajet e paketës së ndihmës, por tha se koha e dorëzimit varet nga kur qeveria e tij do të jetë në gjendje të marrë “materialin e kërkuar”.

Republika Çeke tashmë u zotua më 26 shkurt për të dërguar një “dërgesë armësh në Ukrainë” me vlerë mbi 8.5 milionë dollarë në një “vend të zgjedhur nga ukrainasit”.

Kryeministri Petr Fiala tha muajin e kaluar se vendi i tij po dërgonte “mitralozë, automatikë, pushkë snajper, pistoleta dhe municionet e tyre përkatëse me vlerë 188 milionë CZK”, për të mbështetur qeverinë ukrainase në luftën e saj kundër Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.